LAJMI I FUNDIT:

Nis pastrimi i deponive ilegale në kryeqytet

Nis pastrimi i deponive ilegale në kryeqytet

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DShPMSh), e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), kanë identifikuar 141 deponi ilegale në kryeqytet, ku si rrjedhojë e këtij hulumtimi, këtë javë është filluar largimin sistematik të këtyre deponive, gjë që do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm.

Sipas komunës, një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët.


“Njoftojmë që për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë këto deponi, ne do i largojmë ato nëse e njëjta nuk bëhet nga vet pronarët. Falënderojmë stafin nga DShPMSh, Inspekcioni, GIZ, PASTRIMI, DARDANIA dhe KMDK për punën e palodhshme. Njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hedhjen e mbeturinave të tyre”, thuhet në njoftim.