eksperti-banner

Panairi HO.RE.CA Kosovë 2026 ka hapur dyert sot në Frigo Deluxe në Çagllavicë, duke sjellë në një vend profesionistë, biznese dhe përfaqësues të sektorit të gastronomisë, hotelerisë dhe shërbimeve profesionale.

Nga 17 deri më 21 qershor 2026, në ambientet e Frigo Deluxe, në Çagllavicë, Magjistrala Ferizaj km 7, Prishtinë, Panairi HO.RE.CA do të mirëpresë vizitorët me një gamë të gjerë produktesh, pajisjesh, teknologjish dhe zgjidhjesh profesionale, të orientuara drejt zhvillimit dhe avancimit të bizneseve në gastronomi, hoteleri dhe sektorët e ndërlidhur.


Foto: Telegrafi

Ky edicion vjen si një hapësirë e rëndësishme takimi për profesionistët e industrisë, duke krijuar mundësi për prezantim, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash mes kompanive, furnitorëve, restoranteve, hoteleve, kafeterive dhe bizneseve që operojnë në këtë fushë.

Foto: Telegrafi

Panairi synon të ofrojë një pasqyrë më të gjerë të trendeve dhe mundësive të reja në treg, nga pajisjet profesionale dhe produktet për gastronomi, deri te zgjidhjet që ndihmojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe efikasitetit në punë.

Foto: Telegrafi

Organizatorët mirëpresin të gjithë profesionistët, përfaqësuesit e bizneseve dhe të interesuarit që duan të eksplorojnë mundësi të reja për zhvillim dhe partneritet në sektorin HO.RE.CA.

Foto: Telegrafi

Bëhuni pjesë e Panairit HO.RE.CA Kosovë 2026 në Frigo Deluxe dhe shfrytëzoni pesë ditë prezantime, takime dhe mundësi të reja për zhvillim profesional e biznesor.