LAJMI I FUNDIT:

Nis misioni: Europa dhe Rusia në kërkim të jetës në Mars

Nis misioni: Europa dhe Rusia në kërkim të jetës në Mars

Europa dhe Rusia kanë nisur një mision të përbashkët për në Planetin e Kuq.

Sateliti, i quajtur ExoMars Trace Gas Orbiter (TGO), u ngrit nga baza Baikonur në Kazakistan.


Sonda do të investigojë nëse metani në atmosferë vjen nga një burim gjeologjik apo prodhohet nga mikrobet.

Nëse gjithçka shkon mirë, dy fuqitë hapësinore mund të dërgojnë një robot në Mars, për të gërmuar nën sipërfaqe.

Roboti mund të niset në hapësirë në vitin 2018 ose ndoshta në vitin 2020.

Sipas BBC, përcjell mapo.al, do të duhen më shumë se dhjetë orë që raketa ta vendosë satelitin në trajektoren e duhur për në Mars.

Rusia e ka një sfidë të fortë këtë, pasi ka nisur 19 misione drejt Planetit të Kuq, por kanë qenë kryesisht dështime.

Nëse gjithçka shkon mirë, tre ditë pasi të mbërrijë mbi Mars, më 16 tetor, sateliti do të lëshojë një modul të vogël, të quajtur Schiaparelli.

Pasi të ulet në sipërfaqe, më 19 tetor, moduli do të operojë me disa pajisje shkencore.

Por shkencëtarët janë më të interesuar për të parë se si do zbresë dhe si do të ulet ky modul.

Kjo për shkak se metoda do shërbejë për të dërguar të tjera teknologji më vonë.

Pasi të lëshojë modulin, sateliti do të kalojë pjesën më të madhe të mbetur të vitit duke manovruar në orbitën e Marsit.

Gjatë kësaj kohe, pajisjet e tij do të bëjnë një inventar të detajuar të gazit në atmosferë.

Por interesi kryesor mbetet metani.

Vëzhgimet e mëparshme kanë zbuluar se ka sasi metani në përqendrime të ulëta.

Kjo është surpriza, pasi rrezet ultravjollcë do e kishin zhdukur këtë gaz nga atmosfera.

Një burim i mundshëm është aktiviteti gjeologjik në thellësi, ku uji bashkëvepron me minerale dhe prodhon hidrogjen, që më vonë përpunohet në metan.

Por perspektiva më entuziaste është ajo që metani ka origjinë biologjike.

Shumica e metanit në atmosferën e Tokës vjen nga mikrobet.

Në Mars nuk ka lopë, por mund të ketë organizma të vogla që operojnë mu poshtë sipërfaqes së planetit.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Dodik: Na ka mbetur edhe një luftë - çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Bosnja
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Kryebashkiaku i dhunshëm i Beogradit sulmoi fizikisht një qytetarë - ia rrëmben telefonin dhe ia hedh në tokë

Serbia
A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

A mund t'i arrijë Izraeli synimet pa armët amerikane?

Azia
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e luftës në Ukrainë, Rusia në paradë shfaq vetëm një tank – dhe atë nga Lufta e Dytë Botërore

Evropa
Kalo në kategori