Me ndezjen e flakadanëve në ballkonin e Teatrit të Qytetit, te shtatoret e heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe te Varrezat e Dëshmorëve, në Gjilan zyrtarisht ka nisur Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2020”.
Ky manifestim është i 29-ti me radhë, nëpërmjet të cilit me vlera të mirëfillta kulturore nderohet jeta dhe vepra e të rënëve për liri.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi, ka theksuar se me këtë manifestim nderohen të gjithë ata që dhanë kontribut për liri, nga epoka e lavdishme e Skënderbeut e deri te periudha më e re e Kosovës.
“Ky vit do të jetë më i veçantë. Edhe kësaj radhe “Flaka e Janarit” do të vijë me aktivitete të ndryshme kulturore, duke u mbështetur në katër shtyllat e saj letërsi, muzikë, art pamor dhe art dramatik. Ju ftoj që të përcillni aktivitetet që zgjasin deri më 31 janar”, tha Kurteshi Emini.
Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport në Gjilan, ka thënë se për të është nder që sot ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit”. Ajo tha se të gjitha shtyllat e flakës do të bëhen për nder të heronjve dhe të rënëve për liri dhe ka uruar që ku muaj gjithmonë të sjellë vlera të mirëfillta kulturore dhe të shtohen aktivitetet gjithnjë e më tepër.
Në emër të familjes Mala dhe Berisha, ka folur përfaqësuesi i këtyre familjeve, Bajram Berisha, i cili pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka kërkuar që asnjëherë të mos harrohet gjaku i të rënëve për liri.
Më pas është bërë ndezja zyrtare e Flakadanit të “Flaka e Janarit”, të cilën e kanë bërë Shpresa Kurteshi, kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit, Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini e Sport, Fitore Mala dhe pjesëtarë të familjes Berisha.
Ndezja e Flakadanit është bërë edhe para shtatores së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në qendër të qytetit, kurse karvani më pas është ngjitur në Kodrën e Dëshmorëve, te Varrezat e Dëshmorëve, ku edhe atje Flakadani do të mbetet i ndezur deri më 31 janar, kohë kur përmbyllet Manifestimi kulturor “Flaka e Janarit 2020”.
Aktiviteti i radhës në “Flakën e Janarit 2020” do të jetë “Akademia e Flakës” më 17 janar në ora 16:00, në Teatrin e Qytetit në Gjilan e më pas, në ora 17 e 30, në Galerinë e Arteve, do të hapet Ekspozita Kolektive dhe do të jepen çmimet në kuadër të “Penelit të Flakës”, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet kuvendare, partitë vazhdojnë me premtime
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City