LAJMI I FUNDIT:

Nis kufizimi i shitjes së armëve në SHBA

Nis kufizimi i shitjes së armëve në SHBA

Kompania ‘Dick’s Sporting Goods’, që ka mbi 600 dyqane, tha se nuk do të shesë më pushkë gjysmëautomatike dhe se mbështet reformat për armët pas masakrës në një gjimnaz në Florida, që i kushtoi jetën 17 njerëzve.

Gjithashtu, kompania Walmart tha se nuk do t’i shesë armë apo municione askujt nën 21 vjeç.


Lajmërimet e dy kompanive u bënë ndërsa nxënësit e gjimnazit ‘Marjory Stoneman Douglas’ u kthyen në bankat e shkollës. Psikologë të shumtë ishin të pranishëm, ndërsa nxënësit dhe mësuesit u kthyen në shkollë dy javë pasi një nxënës i përjashtuar vrau 17 njerëz në shkollës.

Pas masakrës, u shtua edhe më shumë presioni mbi politikanët amerikanë që të veprojnë për të kontrolluar armët, sidomos ra në sy presioni ndaj korporatave që të shkëpusin lidhjet me shoqatat e fuqishme kombëtare të armëve.

Walmart, shitësi më i madh i armëve në SHBA, tha se do të heqë nga inventari i saj armët luftarake automatike, duke theksuar se ka detyrimin që të jetë një shitës i përgjegjshëm armësh zjarri.

Në të njëjtin kuadër, kompania ‘Dick’s Sporting Goods’, duke iu drejtuar nxënësve të gjimnazit ‘Marjory Stoneman Douglas’ tha se zërat e tyre janë dëgjuar dhe po sjellin ndryshime. Kompania tha se nuk do të shesë më armë automatike, nuk do t’i shesë armë askujt nën 21 vjeç dhe gjithashtu nuk do të shesë më karikatorë të mëdhenj.

Kompania shtoi se e respekton amendamentin e dytë të Kushtetutës që garanton të drejtën për të mbajtur armë, por theksoi se dhuna nga armët në SHBA është një epidemi që ka marrë jetët e shumë njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori