LAJMI I FUNDIT:

Nis gjykimi për vrasjen e hendbollisti kroat në Shkup

Nis gjykimi për vrasjen e hendbollisti kroat në Shkup

Me fjalët hyrëse të prokurorit publik, në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot filloi gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili ishte rrahur deri në vdekje para një klubi të natës në parkun e qytetit në Shkup.

Procesin e udhëheq gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup i ndjek të akuzuarit Anxhello Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.


Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një klubi të natës në Parkun e Qytetit në Shkup, bashkë e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.

“Pas një zënke të shkurtër, që të tre i kanë shkaktuar më shumë goditje dhe lëndime të rënda trupore prej të cilave te i dëmtuari është shkaktuar gjendje kome, ndërsa të nesërmen ka ndërruar jetë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë të publikuar më 21 korrik të këtij viti.