LAJMI I FUNDIT:

Nis fushata për zgjedhjet presidenciale, kandidatët shpalosin programin dhe nisin takimet me qytetarët

Nis fushata për zgjedhjet presidenciale, kandidatët shpalosin programin dhe nisin takimet me qytetarët

Sot (4 prill) në Maqedoninë e Veriut ka nisur fushata për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 24 prill. Shtatë kandidatët për president kryesisht sot kanë prezantuar programin e tyre, ndërsa disa kanë realizuar edhe takime me qytetarët.

Telegrafi Maqedoni iu sjell aktivitetet e ditës së parë të kandidatëve për president, të radhitur sipas numrave me të cilët do të garojnë në zgjedhje.


Stevo Pendarovski fushatën e nisi me hapjen e Shtabit Qendror. Në korniza të këtyre 20 ditëve të fushatës deri në raundin e parë zgjedhor, Pendarovski thotë se do t’i vizitojë të gjitha komunat dhe do të realizojë 65 takime me qytetarët.

“Ideja është që të takoj numër sa më të madh të qytetarëve t’u tregoj se për çfarë do të angazhohem nëse fitoj besimin e tyre në pesë vitet e ardhshme. Disa më thonë se a duhet ta bëjë këtë gjithkund sepse kam prapa vetes mandat prej pesë viteve, qytetarët e dinë se për çfarë angazhohem e për çfarë jo. Dhe unë mendoj se konteksti vendor dhe ndërkombëtar është ndryshuar dhe do të doja t’i adresoj ato çështje, dinamika politike e së cilave është e shpejtë dhe janë të rëndësishme për të gjithë qytetarët e RMV-së”, tha Stevo Pendarovski.

OBRM-PDUKM dhe partitë e koalicionit që udhëheqin fushatën për zgjedhjet presidenciale kanë nisur me një tubim para ndërtesës së Qeverisë. Në fjalimin e tij në tubim, kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova tha se duhet të respektohen vlerat themelore të rendit kushtetues.

“Por në çdo marrëdhënie me vende më të mëdha se ne, edhe me aleanca si BE-ja, ne evropianët e vërtetë kemi detyrimin të kujtojmë vlerat themelore, sepse pa to nuk ka as demokraci, as prosperitet, as paqe. Nuk shkon në Evropë me retorikën e BE-së, NATO-s, NATO-s në BE. Jo, por duke i respektuar vlerat dhe duke i praktikuar vlerat vetëm nëse bëhemi shtet normal, standard, do të jemi brenda BE-së”, tha Siljanovska Davkova.

Kandidati për president të koalicionit “Me guxim për Maqedoni” Stevço Jakimovski e filloi fushatën e tij presidenciale me takime me qytetarët në Tetovë. Jakimovski tha se i ka dëgjuar problemet e përditshme të qytetarëve dhe problemi më i madh është se fëmijët e tyre po ikin nga Republika e Maqedonisë në kërkim të një jete më të mirë.

“Nuk është aq shumë varfëria sesa sistemi i keq juridik në Maqedoni. Është një tjetër konfirmim që kemi një arsye serioze të diskutojmë se si do ta zhvillojmë më tej Republikën e Maqedonisë dhe kjo është arsye edhe më e madhe për të diskutuar në nivelin më të lartë, përkatësisht në nivel të kandidatëve për president të Republikës së Maqedonisë”, tha Stevço Jakimovski, kandidat për president i “Me guxim për Maqedoni”.

Bujar Osmani e nisi fushatën për të parin e vendit me një konferencë mbajtur para vilës presidenciale në Vodno, nën shoqërimin e të rinjve të koalicionit e nën simbolikën e një autobusi të brenduar. Osmani tha se dita e sotme shënon fillimin e një rrugëtimi shumë të rëndësishëm, e një referendumi popullor, për të ardhmen e vendit tonë.

“Duke qenë se me mbështetjen tuaj kam pasur privilegjin dhe më është dhënë mundësia që të shërbejë në proceset më të rëndësishme integruese në vend, vlerësoj se kam përvojën, kam njohuritë, kam kredibilitetin dhe kontaktet në qendrat e vendimmarrjes, por edhe kam përkushtimin që të rrumbullakësoj ëndrrën e çdo familjeje, ëndrrën e çdo qytetari të vendit tonë për një të ardhme të ndritur në Bashkimin Europian” theksoi Osmani duke sqaruar se vendi është në udhëkryq, ku një rrugë çon drejt të ardhmes së ndritur, të begatë, europiane kurse rruga tjetër, çon drejt izolimit, paqartësisë dhe paperspektivës dhe se pikërisht për këtë arsye këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të rëndomta.

Biljana Vankovska-Cvetkovska, kandidatja për presidente e mbështetur nga partia “E Majta”, me një tubim në Strumicë e nisi fushatën e saj nën moton “T’ia kthejmë dinjitetin kombit”.

“Tani po vuajmë nga “qeveria jonë” hyjnore, e cila shkeli jo vetëm arritjet e së shkuarës, por vepron si pushtues i brendshëm. Na hoqi jo vetëm jetesën dhe vullnetin për përparim, por edhe shpresën. Na grabitën na e shkeli nderin, e shitën më të shenjtën, na shpërngulën më të shtrenjtët, gati të braktisin edhe copën e fundit të tokës pjellore, ajrin e kanë bërë helmues dhe pikën e fundit të ujit duan t’ia shesin të huajve”, tha Vankovska në fjalimin e saj.

Kandidati për president nga koalicioni VLEN, Arben Taravari sot shpalosi platformën e tij tha se në të ardhmen ai do të kërkoj që presidenti të votohet në kuvend me votim të dyfishtë. Ndërkohë që në një far forme iu shpalli luftë mediave të financuara nga Rusia.

“Si president do të kërkojë që presidenti të zgjidhet në Kuvend përmes votimit të dyfishtë. Do të kujdesem që të hiqet 20 për qindëshi dhe gjuha shqipe të jetë gjuha zyrtare në nivelin e njëjtë me gjuhën maqedonase. Do të ngrejë iniciativë për lirinë e mediave. Mediat ruse dhe ato që financohen nga Rusia do të mbyllen, kuptohet gjithnjë duke pas parasysh lirin e shprehjes”, tha Taravari.

Me “Manifestin për Maqedoninë” Maksim Dimitrievki do të kërkojë mbështetjen dhe besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Ai sot para “Makedoniumit” në Krushevë ka promovuar programin presidencial të titulluar “Manifesti për Maqedoninë”.

Në të njëjtën kohë u promovua edhe slogani i fushatës së tij “Maksimumi për Maqedoninë”.

“Nuk është rastësi që fillimi i fushatës sime për President të Maqedonisë fillon në Krushevë, e cila si qytet ka një rëndësi të jashtëzakonshme historike për ne si komb dhe shtet. Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë u formua dhe qëndron pikërisht në themelet e Republikës së Krushevit dhe KAÇKM-së. Prandaj programin me të cilin do ta bëj Manifestin për Maqedoninë e quajtëm vazhdimësi të Manifestit të Krushevës”, tha Dimitrievski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori