Nis faza e tretë e dezinfektimit hapësinor në Prishtinë, thirrje për mbrojtjen e bletëve


Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Kryeqyteti Prishtina ka njoftuar të gjithë bletarët e Komunës së Prishtinës , se ka nisur faza e tretë e e dezinfektimit hapësinor në territorin e kryeqytetit e cila do te zhvillohet nga 29 qershori deri me 3 korrik.
Sipas njoftimit, dezinfektimi do të realizohet çdo ditë duke filluar, nga ora 20:00 dhe përfshin lagje të ndryshme të kryeqytetit, dhe disa fshatra të Prishtinës.
Dita e parë 29 korrik: Ulpiana, Dardania, Pejtoni, Lakrishte, Arbëria, Shkabaj, Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.
Dita e dytë 30 korrik: Aktash, Parku i Qytetit, Blloqet - Shtepia e Pleqeve, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Vneshtat, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc, Llukar.
Dita e tretë 1 korrik: Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Priam, Lagjja Nic, Kalabria, Kodra e Trimave
Dita e katërt 2 korrik: Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kolovicë, Kolovicë e Re, Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.
Dita e pestë 3 korrik: Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi,Trudë,Lebanë.
Komuna kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë zhvillimit të këtij procesi, me qëllim përmirësimin e kushteve të shëndetit publik dhe reduktimin e insekteve në hapësirat publik. /Telegrafi/









































