Pamje të mbeturinave të grumbulluara në zona të Fushë Kosovës kanë nxitur reagime nga qytetarët, të cilët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet përgjegjëse.

Sipas reagimit, gjendja aktuale paraqet shqetësim për higjienën, shëndetin publik dhe imazhin e qytetit.


“Fushë Kosovë meriton më shumë kujdes. Këto pamje janë të papranueshme. Mbeturinat po grumbullohen dhe po rrezikojnë higjienën, shëndetin dhe imazhin e qytetit”, thuhet në reagim të banorit.

Foto: Burim Mjeku

Qytetarët i kanë bërë thirrje Komunës së Fushë Kosovës dhe ndërmarrjes përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për pastrimin e kësaj zone, duke kërkuar një ambient më të pastër dhe më dinjitoz për banorët. /Telegrafi/


Foto: Burim Mjeku




Foto: Burim Mjeku

Foto: Burim Mjeku

Foto: Burim Mjeku