Shkollat pastrohen dhe dezinfektohen para 1 shtatorit në Fushë Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se shkollat në Fushë Kosovë po dezinfektohen, dezinsektohen dhe deratizohen në prag të 1 shtatorit, si pjesë e përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor.
Procesi i DDD-së është realizuar në disa objekte shkollore, me qëllim që nxënësit dhe stafi arsimor ta nisin vitin e ri shkollor në ambiente të pastra, të sigurta dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.
Sipas njoftimit të komunës, trajtimi është kryer në: SHFMU “Mihal Grameno” – klasat 1–5, SHFMU “Mihal Grameno” – Aneksi 1, SHFMU “Selman Riza”, SHMP “Hoxhë Kadri Prishtina”, SHMP “Minatori”.
Komuna ka bërë të ditur se këto masa janë pjesë e përgatitjeve për një fillim të sigurt të vitit të ri shkollor, duke synuar krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor. /Telegrafi/






































