LAJMI I FUNDIT:

Nis edicioni më i madh i Startup Weekend Prishtina

Nis edicioni më i madh i Startup Weekend Prishtina

Në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK), mbi 100 pjesëmarrës, mentorë, ligjërues dhe profesionistë të fushave të ndryshme, janë mbledhur për të shënuar edicionin më të madh ndonjëherë të Startup Weekend Prishtina, pjesë e Javës Globale të Ndërmarrësisë.

Gara prestigjoze globale “Startup Weekend” e cila zhvillohet në Prishtinë dhe 200 qytete tjera në mbarë botën, ka për qëllim t’i bëjë bashkë në një vend të rinjtë që aspirojnë ndërmarrësinë, biznesin startup & inovacionin, profesionistë të fushave të ndryshme, mentorë, investitorë dhe ligjërues, me qëllim të validimit të ideve për biznes të pjesëmarrësve, gjetjen e partnerëve dhe nxitjen e shkathtësive të reja.


Udhëhequr nga Techstars në nivel global, me mbështetjen e Google for Entrepreneurs, .Co & Appear.in, Startup Weekend ka bërë bashkë mbi 350 mijë pjesëmarrës, 12 mijë organizatorë, në 1,300 qytete nga e mbarë bota.

Përgjatë vikendit, pjesëmarrësit, të ndarë në ekipe dhe me ndihmën e mentorëve do të punojnë në hulumtimin e tregut, definimin e MVP, validimin e konsumatorëve, indentifikimin e konkurrencës, planin e biznesit dhe atë financiar, gjetjen e partnerëve potencial dhe investitorëve. E gjitha vetëm gjatë një vikendi. Startup Weekend synon që të ofrojë më të mirën për pjesëmarrësit, ndarjen e njohurive profesionale e teknike dhe promovimin e respektit të ndërsjellë ndërmjet pjesëmarrësve.

Për dallim nga edicionet e mëparshme, fituesi i këtij edicioni të Startup Weekend Prishtina, do të ketë rastin të prezantojë Kosovën në Global Startup Weekend, bashkë me fituesit e 200 edicioneve nga qytetet tjera. Ekipi fitues ashtu do të përfitojë domain .co pa pagesë dhe paketë premium nga Appear.in.

Përveq çmimeve globale, 3 ekipet fituese të edicionit të Prishtinës, do të përfitojnë shërbime të inkubimit deri në 2 vite nga ICK, mentorim, trajnime dhe këshillim pa pagesë (në vlerë 20,000 Euro), grante, bursë të plotë studimi në Cacttus Education (në vlerë 5,000 Euro) dhe pako Hej! Profesisonal pa pagesë nga IPKO për anëtarët e ekipeve fituese.

Startup Weekend Prishtina 2017 organizohet nga Innovation Centre Kosovo dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Deutsche Gesellschaft fürInternationale Zusammenarbeit (GIZ), Ambasada e Norvegjisë, Coca-Cola HBC Kosova, Meridian Express dhe Telegrafi.com.

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori