Nipi hyn në shtëpi si vjedhës, tenton t’i plaçkitë gjyshërit e tij në Shtip
Pardje mbrëma në shtëpinë e tyre në Shtip, nipi ka tentuar ta plaçkitë gjyshen dhe gjyshin derisa kanë fjetur me ç’rast e ka lënduar gjyshen duke e goditur dy herë në kokë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç informon sot MPB-ja, dje rreth orës 00:30 në Shtip, vjedhësi e ka thyer xhamin e derës së hyrjes nga shtëpia pronë e S.M (77) dhe P.M (74) ka hyrë brenda dhe ka mbuluar kokën dhe fytyrën.
“Ka hyrë në dhomën ku ka fjetur gjyshja dhe gjyshi, të cilët janë zgjuar pasi e kanë dëgjuar trokitjen dhe thyerjen e xhamit dhe u ka kërkuar para. P.M është nisur drejtë tij dhe ka arritur t’ia largojë mbulesën në kokë me ç’rast e ka njohur se vjedhësi është nipi i tyre K.S. (31) nga Shtipi. Në atë moment K.S. me dorë e ka goditur P.M në pjesën kokës pas çka është rrëzuar në dysheme, ndërsa K.S ka vazhduar të kërkojë para. Pasi ka arritur të ngrihet dhe është nisur drejtë kuzhinës, që të merr ndonjë send me të cilin do të mbrohej, K.S. e ka arritur edhe njëherë e ka goditur me dorë në pjesën e kokës, pas çka ka ikur pa arritur t’u merr para ose send tjetër të vlefshëm “, informon MPB.
Ekspertizë është kryer nga ekipi i SPB Shtip dhe po ndërmarrin masa për gjetjen e autorit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251