Një person është arrestuar, i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij duke e goditur me kokë në fytyrë.

Në raportin 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:00, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Reklama
Reklama