LAJMI I FUNDIT:

Nipi i bosit të mafias italiane, bllokoi qytetin për tri orë derisa zbriti me nusen me helikopter (Video)

Nipi i bosit të mafias italiane, bllokoi qytetin për tri orë derisa zbriti me nusen me helikopter (Video)

Antonio Gallone e ka bllokuar qytetin Nicotera të Italisë për tri orë, derisa ka zbritur me helikopter me nusen e tij Aurora, për të filluar ceremoninë martesore.

Dhëndri 31-vjeçar që është nipi i njërit nga drejtuesit e organizatës kriminale Ndragheta, ka festuar më pas në një ceremoni madhështore ku ka pasur qindra të ftuar, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, bllokimi i qendrës së qytetit gjatë orëve të pasdites, nuk është parë si gjest i mirë nga organet e rendit, të cilët kanë filluar hetime.

Gjykatësit duan të zbulojnë se kush i ka bllokuar rrugët, duke u ndaluar qytetarëve të thjeshtë kalimin normal.

Behet e ditur se sheshi ka qenë i shtruar me tapet të kuq, kurse të ftuarit vinin me super-vetura si Ferrari dhe Maserati. /Telegrafi/

https://youtu.be/YFoaKl5W3LA