LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Draft versioni i ligjit për origjinën e pronës i mbyllur dhe janë zgjidhur të gjitha çështjet

Nikollovski: Draft versioni i ligjit për origjinën e pronës i mbyllur dhe janë zgjidhur të gjitha çështjet

Draft versioni i ligjit për origjinën e pronës sot është mbyllur dhe janë zgjidhur të gjitha çështjet. Këto janë informacionet të cilat vijnë nga grupi i punës nën udhëheqjen e Këshillit të Evropës. Tani ligji do të shqyrtohet nga ana e ekspertëve të Këshillit të Evropës, pas çfarë do ta hapim për opinionin dhe besoj se do të jetë shumë shpejt, deklaroi sonte zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Korripsionit Lupço Nikollovski.

Nikollovski, në emisionin në televizionin Sitel, shpjegoi se janë eliminuar dobësitë të procedurës penale, ashtu që sekuestrimi i pronës do të kryhet në procedurë civile, procedurë të shpejtë.


“U vendos që policia financiare t’i udhëheqë hetimet gjegjësisht të formohet departament i specializuar në kuadër të Policisë Financiare, kjo sot është dakorduar të mos ketë formim të ri të institucionit të ri. Policia Financiare do t’i mbledhë të gjitha informacionet, qytetarët do të duhet të dëshmojnë se nuk kanë dallim në pjesën e pronës gjegjësisht do të hetohet atje ku ka dallim prej mbi 30.000 euro të padeklaruara, të pataksuara apo mjete, pronë e cila nuk mund të dëshmohet, ndërsa i kanë fituar vitin e kaluar”, shpjegoi Nikollovski.

Këto procedura, theksoi Nikollovski, para gjykatave civile do t’i përfaqësojë Prokuroria e Shtetit sepse është pronë e shtetit dhe kjo pronë duhet të kthehet te qytetarët.

“Do të kemi përfshirje të gjerë. ky është ligj i cili në vendet e tjera quhet Ligj kundër mafias. Bëhet kontroll i kapitalit, shkarkohemi plotësisht nga gjithçka që e bartim nëpër kohën e tranzicionit në këto 30 vite dhe është koha të marrë mbështetje maksimale që në të vërtetë t’i bindim, sigurojmë qytetarët në luftën tonë kundër krimit dhe korrupsionit dhe në ndërtimin e institucioneve të kapaciteteve dhe të një shoqërie të transformuar në të cilën sundon ligji”, deklaroi Nikollovski.

Theksoi se tani edhe qytetarët dhe institucionet do të mund të alarmojnë, nëse dikush në vitin e kaluar ka fituar pronë prej mbi 30 mijë euro, për të cilën nuk ka mbulesë, ndërsa Policia Financiare do të hapë hetim për atë të vijë para procedurës gjyqësore civile.

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori