Nikolla Dimitrov për vizitë punë në Sofje të Bullgarisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në Sofje do të merr pjesë në konferencën e Komisioneve për Çështje Evropiane të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian.
Kjo konferencë mbahet në kuadër të kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Evropës në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Dimitrov është ftuar si mysafirë special që të mbajë fjalim në sesionin "Integrimi dhe lidhshmëria e Ballkanit Perëndimor - forcë e re lëvizëse e politikës për zgjerim të BE-së".
Dimitrov në Sofje është ftuar nga Kristian Vigenin, kryesuesi me Komisionin për Çështje Evropiane pranë Kuvendit Popullor të Bullgarisë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































