Nikolla Dimitrov nesër për vizitë zyrtare në Luksemburg

Nesër (e premte) ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Luksemburgut, Jean Asselborn, do të realizojë vizitën kthyese në Luksemburg.
"Përkrah takimit me homologun e tij, Dimitrov do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit të Luksemburgut, Mars Di Bartolomeo dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Mbrojtje, Bashkëpunim dhe Migrim", thuhet në njoftimin e MPJ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kuadër të vizitës në Luksemburg, Dimitrov do të prezantojë edhe mundësitë për investim në Maqedoni para kompanive të Luksemburgut./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































