LAJMI I FUNDIT:

Nikoliqi: Prishtina po e bën dialogun pothuajse të pamundur

Nikoliqi: Prishtina po e bën dialogun pothuajse të pamundur

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, ka deklaruar se bisedimet me Prishtinën janë duke u zhvilluar në kushte pothuajse të pamundura, shkruan B92.

Gjatë një takimi të zhvilluar në Beograd me kancelarin austriak Christian Kern, Nikoliq ka thënë Beogradi është duke i përmbushur të gjitha kërkesat që po i kërkohen, derisa Prishtina po lejohet që të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel, transmeton Telegrafi.


“Ne presim dhe shpresojmë për kushte të barabarta dhe të drejta në bisedimet e ardhshme me Prishtinën”, ka shtuar presidenti serb. /Telegrafi/