LAJMI I FUNDIT:

Nikoliç: Serbia nuk ndryshon drejtimin ndaj Kinës dhe Rusisë

Nikoliç: Serbia nuk ndryshon drejtimin ndaj Kinës dhe Rusisë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka thënë sot se Serbia mund ta bllokonte anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian (BE), por nuk e ka bërë këtë për shkak të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ai tha po ashtu se pengesat për Serbinë në rrugën e saj evropiane, nuk do ta detyrojnë ta ndryshojë drejtimin vendit që të mbështet tek Kina dhe Rusia.


Kroacia e ka bllokuar hapjen e Kapitullit të 26 të Serbisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili veprim ka ngjallur zemërim të madh në Beograd, transmeton KosovaPress.