LAJMI I FUNDIT:

Nike largohet plotësisht nga Rusia

Nike largohet plotësisht nga Rusia

Kompania amerikane që merret me prodhimin e veshmbathjeve sportive Nike, po largohet nga Rusia.

“Nike, Inc, ka marrë vendin që të largohet nga tregu rus. Prioritet i joni mbetet përkushtimi dhe mbështetja e plotë e punonjësve, por gjatë muajve të kaluar kemi pezulluar çdo aktivitet, e tani po largohemi plotësisht”, thuhet në kumtesën e kompanisë, transmeton Telegrafi.


Për tërheqjen e Nike nga tregu rus ka shkruar edhe ueb-faqja zyrtare e kësaj kompanie në gjuhën rusë, që njoftoi për vendimin më të fundit.

Tërheqja nënkupton se me mbylljen e dyqaneve, ueb-faqja dhe aplikacioni më nuk do të jetë i qasshëm në këtë vend.

“Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore”: Njësitë e para të raketave HIMARS nga SHBA kanë mbërritur tashmë në Ukrainë
Lexo po ashtu “Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore”: Njësitë e para të raketave HIMARS nga SHBA kanë mbërritur tashmë në Ukrainë

Në fillim të marsit, Nike pati pezulluar të gjitha aktivitetet në Rusi – e puna e kësaj kompanie nuk u vazhdua për asnjë moment që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Shumë prej kompanive amerikane kanë ndërmarrë një veprim të ngjashëm, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Janë Starbuck dhe McDonald’s disa prej gjigantëve që ndalën punën në Rusi. Vendimi i tyre u ndoq edhe nga prodhues të veturave të ndryshme. /Telegrafi/