LAJMI I FUNDIT:

“Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore”: Njësitë e para të raketave HIMARS nga SHBA kanë mbërritur tashmë në Ukrainë

“Më të avancuara, me rreze dhe saktësi superiore”: Njësitë e para të raketave HIMARS nga SHBA kanë mbërritur tashmë në Ukrainë

Sistemet raketore “HIMARS” nga Shtetet e Bashkuara kanë mbërritur në Ukrainë, ka thënë të enjten ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

“HIMARS kanë mbërritur në Ukrainë. Faleminderit Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, për këto mjete të fuqishme”, ka shkruar Reznikov në Twitter.


CNN shkruan se nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse ose kur HIMARS kishin hyrë në vend ose nëse ato po përdoreshin tashmë në fushën e betejës.

E hoqën nga një helikopter të rrëzuar rus, ukrainasit e vendosën raketahedhësin në një veturë Mitsubishi – tregojnë rezultatin
Lexo po ashtu E hoqën nga një helikopter të rrëzuar rus, ukrainasit e vendosën raketahedhësin në një veturë Mitsubishi – tregojnë rezultatin

Si Rusia ashtu edhe Ukraina operojnë tashmë sisteme MLRS, por versioni HIMARS me gjashtë raketa që po dërgohet për të ndihmuar Kievin është më i avancuar, me rreze dhe saktësi superiore.

Ndryshe, vë në pah CNN, Ukraina ka kërkuar rreth 300 nga këto sisteme.

Çfarë është HIMARS, sistemi i avancuar raketor që Biden po ia dërgon ukrainasve?
Lexo po ashtu Çfarë është HIMARS, sistemi i avancuar raketor që Biden po ia dërgon ukrainasve?

Deri më sot, SHBA i ka dhuruar vetëm katër HIMARS Ukrainës, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të më shumë në të ardhmen.

Veç SHBA-së, Gjermania do të dërgojë tre sisteme të tilla në Ukrainë, tha të mërkurën ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht. /Telegrafi/