Ajo është duke shijuar pushimet në bregdet, së bashku me të dashurin Thon Evans.

Bëhet fjalë për këngëtaren e nohur, Nicole Scherzinger, e cila së fundmi është parë tërheqëse në St Lucia, shkruan Daily Mail.


42-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka ndarë disa imazhe, në të cilat shihet pamja e mrekullueshme para saj.

Bukuroshja zeshkane është shfaqur me bikini të katërta, derisa ka theksuar edhe linjat e rrezitura dhe tonifikuara trupore.

Po ashtu, nuk ka munguar as edhe fotografia ku ajo shihet duke u heshur në ujë, ndërsa trupi i saj kishte marrë formën e një ylli.

Pozat me bikini nuk kanë munguar edhe ditë më parë, për të cilat ajo po komentohet në masë të madhe.

Ndërkaq, pushimet ajo është duke i kaluar me Thom, ndërsa flitet se janë duke bërë plane për të qenë prindër. /Telegrafi/