Nicole Kidman do të bëhet nënë

Ylli i Hollywoodit dhe këngëtari i muzikës country Urban janë të martuar që një vit e gjysmë, dhe gjatë Krishtlindjes iu kanë dhënë lajmin e gëzueshëm familje të tyre. Nicole pak kohë më parë veçse ka paralajmëruar një pauzë të saj nga xhirimi i filmave dhe se do të kalojë më shumë kohë me bashkëshortin e saj, për të cilin gjithmonë thotë se është dashuria e jetës së saj.
“Dua që të kaloj sa më shumë kohë me bashkëshortin. Vitin e ardhshëm do të aktrojë më pak sepse kjo nuk përshtatet me dinamikën dhe orarin e familjes time”, kishte thënë Kidman para gazetarëve në fillim të muajit dhjetor.
Nicole për herë të parë do të bëhet nënë biologjike, gjersa tani për tani ende nuk e kanë bërë të ditur se kur pritet të bëhen prindër. Aktorja australiane ka tentuar me vite të mbetet shtatzënë. Ajo gjatë martesës së saj me aktorin Tom Cruise kishte pasur dy abortime spontane. Kidman me Tomin ka dy fëmijë të adoptuar, 14-vjeçaren Isabelle dhe 12-vjeçarin Connor.



























































