LAJMI I FUNDIT:

Nicky Butt: Januzaj është zhgënjimi im më i madh, duhej të ishte superyll sikurse Giggs

Nicky Butt: Januzaj është zhgënjimi im më i madh, duhej të ishte superyll sikurse Giggs

Shefi i zhvillimit të të rinjve të Manchester Unitedit, Nicky Butt ka thënë se ylli shqiptar, Adnan Januzaj, është zhgënjimi i tij më i madh si trajner i të rinjve.

Anësori sulmuesi i Real Sociedadit, Januzaj kaloi katër vjet me Djajtë e Kuq nga 2013-17, pasi fillimisht u anëtarësua në akademinë e klubit.


Megjithatë, edhe pse zhvilloi disa ndeshje me ekipin e parë, reprezentuesi belg nuk arriti të tregojë gjithë potencialin dhe të arrij majat.

Kur shkëlqimi zgjatë shumë pak – lojtarët e mbivlerësuar ndër vite nga James e Januzaj te Balotelli
Lexo po ashtu Kur shkëlqimi zgjatë shumë pak – lojtarët e mbivlerësuar ndër vite nga James e Januzaj te Balotelli

‘Dështimi’ i tij si duket e ka zhgënjyer edhe shefin e të rinjve të Unitedit, Butt, i cili ka thënë se ka mbetur i zhgënjyer nga Januzaj.

“Për mua, zhgënjimi më i madh në këtë klub ishte Adnan Januzaj”, ka thënë fillimisht Butt për ESPN.

Butt e ka krahasuar Januzajn me legjendën Giggs

“Unë nuk mendoj se kam parë një lojtar, që nga Ryan Giggs, i cili ishte aq i mirë sa ai. Ishte i pabesueshëm”.

“Në sytë e mi ai duhet të kishte vazhduar të ishte një superyll botëror”.

Adnan Januzaj: Për një vit mu shkatërrua karriera te Unitedi
Lexo po ashtu Adnan Januzaj: Për një vit mu shkatërrua karriera te Unitedi

“Ai ende po luan futboll profesional në Real Sociedad në Spanjë dhe ai do të ketë një karrierë të mirë”.

“Jam i sigurt që ai është një milioner dhe ai nuk do të shkojë në shtrat duke u shqetësuar për faturat që ai ka për të paguar, por ai duhet të ketë ka qenë një superyll”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/