Çdo proces gjyqësor që ka të bëjë me divorcin është i rëndë, jo rrallë edhe shumë i mundimshëm për të dy palët. Mirëpo, nëse njëherë keni gabuar në zgjedhjen e personit të dëshiruar, herën tjetër me siguri do të jetë më mirë.
Nëpërmjet përvojës së vështirë dashurore njeriu forcohet dhe bëhet më i kujdesshëm me rastin e zgjedhjes së partnerit.
“Martesat e dyta janë më të suksesshme sesa të parat, sepse partnerët janë më të pjekur, më të gatshëm që të marrin përsipër obligime. Po ashtu, pritjet e tyre janë më reale”, thotë Harry Benson, studiues në Shoqatën britanike të martesës, transmeton Telegrafi.
Njerëzit të cilët hyjnë në një martesë të dytë janë më të hapur me partnerin e tyre dhe shumë më të shëndetshëm dhe komunikues. Gjithashtu, personat që përfshihen në një martesë të dytë përgjithësisht tashmë e dinë se çfarë duan në jetën e tyre.
Fëmijët nga martesa e parë mund të jenë një problem për shkak se ata kanë nevojë për të siguruar vëmendjen dhe kohën në mënyrë që koha për një partner të ri duhet të planifikohet me kujdes.
Nëse doni një martesë të dytë, me ish-partnerin duhet të bieni dakord në fundjavë të lirë, në mënyrë që fëmijët të kalojnë një fundjavë me ju, dhe të tjera me ish- partnerin.
Kur vjen puna për të diskutuar, ju me kalimin e kohës do të përfitoni përvojë të mjaftueshme në martesën e dytë , kështu që ju do të dini se si të zgjidhni problemet në mënyrë të drejtë. Ju do të mësoni se si të flisni, si të trajtoni partnerin tuaj me respekt dhe të respektoni mendimin e tij.
Martesa e dytë është një mundësi për të korrigjuar gabimet e bëra më parë dhe të mos përsëritur ato më shumë. Kjo do t’ju lejojë të lidheni më shumë me partnerin tuaj dhe të gëzoni gjithçka me dikë për të cilin ju me të vërtetë ju intereson dhe që me të vërtetë të do.
Sipas statistikave, gjasat që martesa e dytë të përfundojë me shkurorëzim janë 31%, derisa në martesën e parë ky rrezik është 45%, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE