LAJMI I FUNDIT:

Ngufatej nga kikiriku që i kishte mbetur në fyt, e ëma e mban me kokë poshtë të birin 6-vjeç nga Kina  duke u munduar ta shpëtojë (Video, +18)

Ngufatej nga kikiriku që i kishte mbetur në fyt, e ëma e mban me kokë poshtë të birin 6-vjeç nga Kina  duke u munduar ta shpëtojë (Video, +18)

Një nënë me çdo kusht është munduar t’ia shpëtojë jetën të birit të cilin e mbante në kraharor me kokë poshtë, i cili po ngufatej nga kikiriku që i kishte mbetur në fyt.

Kamerat e sigurisë të vendosura brenda ashensorit, shfaqin momentin kur kjo nënë e ngrit lartë të birin dhe e mbanë me kokë poshtë, derisa ai po humbte vetëdijen nga mungesa e oksigjenit, transmeton Telegrafi.


Ajo u alarmua kur pa të birin 6-vjeç nga qyteti Rong në provincën kineze Guangxi. duke u ngufatur nga kikiriku që i kishte mbetur në fyt, dhe në një moment fillon të humb vetëdijen nga mungesa e oksigjenit.

Me të hapur dyert ashensorit, ajo vrapon me shpejtësi për ta futur të birin në sallën e spitalit të qytetit. Për fat të keq edhe pse u mundua të bëjë të pamundurën për ta shpëtuar kjo nuk mjaftoi, pasi ai humbi jetën nga mungesa e oksigjenit në tru.

“Ta mbash fëmijën me kokë poshtë nuk është zgjidhje efektive, në fakt është shumë e rrezikshme”, ka deklaruar mjeku që e kishte pranuar 6-vjeçarin.

Sipas tij ekzistonin shumë pak gjasa që të shpëtohet vogëlushi, pasi për më shumë se tetë minuta i kishte mbetur truri pa oksigjen. /Telegrafi/