LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimeve të produkteve, Pyper: Dy e treta e qytetarëve dëshirojnë që Qeveria e Kosovës t’iu ndihmoj përmes pakove financiare

Ngritja e çmimeve të produkteve, Pyper: Dy e treta e qytetarëve dëshirojnë që Qeveria e Kosovës t’iu ndihmoj përmes pakove financiare

Kohëve të fundit, çmimet e produkteve të ndryshme janë rritur në Kosovë.

Shumë prej qytetarëve kanë nxituar për të blerë produktet esenciale në sasi të mëdha nga frika se çmimet mund të ngritën edhe më shumë.


Sidoqoftë, ky veprim është kritikuar nga shumë qytetarë të tjerë. Këtë e dëshmon dhe hulumtimi i fundit i kryer nga kompania e hulumtimeve Pyper.

Shumica e të anketuarve apo 84.5 për qind e vlerësojnë si veprim jo të duhur numrin e madh të blerjeve që po ndodhin për produktet esenciale, kurse 15.5 për qind e vlerësojnë si të duhur këtë veprim.

Të pyetur se sa gjatë mund ta përballojnë familjet e qytetarëve të anketuar këtë ngritje të çmimeve, ata u përgjigjën si në vijim:
– Deri në 1 javë: 14.51 për qind
– Deri në 2 javë: 14.41 për qind
– Deri në 1 muaj: 26.95 për qind
– Më shumë se 1 muaj: 27.34 për qind
– Nuk ka ndonjë ndikim në mirëqenien e familjes sime: 16.78 për qind

Ngritja e çmimeve ka bërë që edhe shumë qytetarë të gjejnë alternativa tjera të produkteve. Më saktësisht rreth 60 për qind e të anketuarve kanë pohuar se do t’i zëvendësojnë produktet esenciale me ndonjë produkt tjetër, si për shembull vajin me margarinë, miellin e grurit me miellin e misrit, etj..

Po ashtu, në vazhdën e rritjes së çmimeve që ka kapluar Kosovën, shumë qytetarë e shohin të nevojshme një ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

Të pyetur se si do të donin që Qeveria të ju ndihmonte, 66.8 për qind e qytetarëve u përgjigjën se do të donin të ndihmoheshin përmes një pako financiare, kurse 33.2 për qind u përgjigjën se do të preferonin më shumë të ndihmoheshin përmes kuponëve të ushqimit (vaj, miell, sheqer, qumësht, etj.).

Për të marrë edhe ju pjesë në hulumtimet e Pyper, këtë mund ta bëni duke klikuar këtu. /Telegrafi/