LAJMI I FUNDIT:

Partitë që u rritën dhe ato që dështuan të marrin vota përgjatë 20 viteve në Kosovë

Partitë që u rritën dhe ato që dështuan të marrin vota përgjatë 20 viteve në Kosovë

Në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19, më 14 shkurt Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Pas zgjedhjeve në Kuvendin e Kosovës do të hyjnë vetëm katër parti shqiptare.


Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në votime ishte 46.90 % pak më e madhe sesa në zgjedhjet e vitit 2019.

Duke iu referuar të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%. PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%. LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%, dhe AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%.

Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%, e cila nuk e kaloi pragun zgjedhor.

Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende.

Por, si kanë lëvizur partitë politike përgjatë 20 viteve.

Sipas statistikave të KQZ-së, të gjitha partitë kanë pasur luhatje, ulje ngritje, njofton Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, rritjen më të madhe e ka pasur pas luftës, në vitin 2001 dhe 2004.

Partia Demokratike e Kosovës, ka pasur rritje në 2007.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, rritjen më të madhe përgjatë viteve e ka pasur në vitin 2017 (Koalicion me PDK-Nisma).

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje, për që nga viti 2010, ka pasur rritje të vazhdueshme, e cila në zgjedhjet e fundit arriti të thyej rekordin e LDK-së, duke marrë mbi 370 mijë vota./Telegrafi/

Infografika e punuar nga REL.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori