LAJMI I FUNDIT:

Ngritën 22 aktakuza për një muaj për rastet e dhunës në familje

Ngritën 22 aktakuza për një muaj për rastet e dhunës në familje
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur 22 aktakuza për një muaj për rastet e dhunës në familje

“Si rezultat i koordinimit të punës se Prokurorisë Themelore të Pejës, Zyrës për mbrojtjen e viktimave dhe Policisë se Kosovës, kemi edhe ngritje të efikasitetit në drejtim të luftimit të kësaj dukurie negative, ashtu që vetëm në muajin shtator 2018, nga kjo prokurori janë ngritur njëzetedy(22) aktakuza për rastet e dhunës në familje, për veprat penale si në vijim:  tetëmbëdhjetë (18) për veprën penale “Lëndim i lehet trupor”, nga neni 188 të KPRK-së, tri(3) për veprën penale “Kanosje” nga neni 185 dhe një aktakuzë për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 401.


Sa i përket viktimave të këtyre rasteve, njëzetenjë(21) janë të gjinisë femërore, kurse një i gjinisë mashkullore, ndërsa në cilësinë e të pandehurit që të gjithë janë nga gjinia mashkullore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave nga Gjykata Themelore e Pejës, ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.  /Telegrafi/