LAJMI I FUNDIT:

Ngrënia e rrushit një herë në ditë mund ta përmirësojë ndjeshëm shikimin tuaj

Ngrënia e rrushit një herë në ditë mund ta përmirësojë ndjeshëm shikimin tuaj
(Foto: Pexels)

Ngrënia e rrushit është e mirë për sytë tuaj, tregojnë hulumtimet. Konsumimi i një sasie të vogël në ditë për katër muaj, është treguar se përmirësojnë treguesit kryesorë të shëndetit të syve.

Sekreti qëndron në faktin se përkeqësimi i shikimit është pasojë e stresit oksidativ, ku qelizat dëmtohen sepse trupi nuk ka mjaftueshëm antioksidantë – nga të cilët rrushi është i bollshëm.


Pastron mëlçinë, ngadalëson plakjen dhe parandalon demencën – rrushi është burim i shëndetit
Lexo po ashtu Pastron mëlçinë, ngadalëson plakjen dhe parandalon demencën – rrushi është burim i shëndetit

Një ekip nga Universiteti Kombëtar i Singaporit studioi 34 të rritur, një grup nga të cilët hëngrën një gotë e gjysmë rrush në ditë, ndërsa grupi tjetër mori placebo për 16 javë.

Njerëzit që hanin rrush shfaqën rritje të konsiderueshme në treguesit e shëndetit të syve të densitetit optik të pigmentit makular, antioksidantëve të plazmës dhe përmbajtjes së fenolit në krahasim me ato që merrnin placebo.

Ata që nuk hëngrën rrush vunë re një rritje të ndjeshme të glikacionit – një pjesë e dëmshme e procesit të plakjes.

Shtimi i rrushit në dietë përmirëson shëndetin dhe jetëgjatësinë, sugjerojnë studime të reja
Lexo po ashtu Shtimi i rrushit në dietë përmirëson shëndetin dhe jetëgjatësinë, sugjerojnë studime të reja

“Studimi ynë është i pari që tregon se konsumi i rrushit ka efekte të dobishme në shëndetin e syve te njerëzit, gjë që është shumë emocionuese, veçanërisht me një popullsi në rritje”, është shprehur bashkautori i studimit, Jung Eun Kim, ndërsa hulumtimi është publikuar në revistën Food & Function.

Rrushi është një frut i lehtë dhe i arritshëm që studimet kanë treguar se mund të ketë efekte të dobishme në sasi normale prej një filxhani e gjysmë në ditë.

“Marrja e rregullt e rrushit mund të përmirësojë shëndetin e syve te të moshuarit”, thonë hulumtuesit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori