LAJMI I FUNDIT:

​Ngordhin 30 krerë dele nga ‘gjuha e kaltër’ në Kosovë

​Ngordhin 30 krerë dele nga ‘gjuha e kaltër’ në Kosovë

Përveç pandemisë me COVID-19, Kosova është duke u ballafaquar edhe me sëmundjen e kafshëve “gjuha e kaltër “ si pasojë e të cilës deri tani kanë ngordhur 30 krerëve të deleve, ndërsa me raste pozitive vazhdojmë të jenë 15 ferma.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, i cili tha se kjo sëmundje shpërndahet te kafshët, kështu që gjuha pas kafshimit të mushkonjave ose rriqrave i bëhet e kaltër, pas së cilës kafsha nuk mund të ushqehet dhe si pasojë e kësaj kafsha ngordh.

Ai tha se autoritetet lokale duhet të dezinfektojnë fermat e prekura nga sëmundja “gjuha e kaltër”.


“Ne i kemi rreth 15 ferma të cilat kanë rezultuar pozitiv me gjuhën e kaltër. Po ashtu këto ferma janë duke u mbikëqyrë nga inspektorët veterinar dhe veterinarët e kontraktuar privat në terren janë duke I kryer mjekimet dhe secila kafshë e cila nuk është shumë me gjendje të rënduar shëndetësore do mjekohet dhe do e kaloj sëmundjen. Po ashtu janë urdhëruar të gjithë fermerët që të kryejnë dezinsektimin dhe masat e mundshme parandaluese duke e ditur se si sëmundje përhapet përmes mushkonjave kolikoidus”, tha ai.

Thaçi tha se si pasojë e infektimit me “gjuhën e kaltër” deri tani kanë ngordhur 30 krerë dele.

Sipas tij, komunat tashmë janë të obliguara që të caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të cilët mund të ngordhin nga kjo sëmundje.

“Tani për tani rastet pozitive kemi në Komunën e Vushtrrisë, Komunën e Shtërpcës dhe disa komuna të tjera që janë brezin kufitar me Maqedoninë, dhe të gjitha janë të monitoruar nga inspektorët dhe numri deri më tani i ngordhjeve është vogël duke e ditur se niveli i ngordhshmërisë që shkakton kjo sëmundje është i lartë , por deri më tani i kemi vetëm rreth 30 krerë dele të raportuara si të ngordhura. Dhe ne po besojmë që me ndryshimin e temperaturave shumë shpejt do e kalojmë sëmundjen”, theksoi Thaçi.

Kujtojmë që sëmundja e kafshëve “gjuha e kaltër”, ka qenë e përhapur në vendin tonë edhe në vitin 2015. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori