LAJMI I FUNDIT:

Ngordh qeni më i famshëm në botë që frymëzoi kriptovalutën me emrin Dogecoin

Ngordh qeni më i famshëm në botë që frymëzoi kriptovalutën me emrin Dogecoin

Cheems Balltze, qeni viral Shiba Inu që frymëzoi meme “doge”, ka ngordhur në moshën 12-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Qeni i famshëm në internet, i njohur për buzëqeshjen dhe dashurinë për hamburgerët me djathë, ka ngordhur të premten e kaluar pasi ra në gjumë gjatë një operacioni torakentezë, shkroi pronari i tij në rrjetet sociale.


Shiba Inu, i njohur gjithashtu si “Ball Ball”, paraprakisht ishte vendosur që të kryente kimioterapinë për leukeminë.

View this post on Instagram

A post shared by Cheems_Balltze (@balltze)

“Ai ra në gjumë të premten në mëngjes gjatë operacionit të fundit të torakentezës. Fillimisht, ne donim t’i organizonim kimioterapinë ose ndonjë trajtim tjetër të mundshëm për të pas këtij operacioni, por tani është tepër vonë”, pohoi pronari.

Megjithatë, ajo u kërkoi fansave të mos jenë të “trishtuar”, por të “kujtojnë gëzimin që Balltze i solli botës”.

Meme virale u bë e famshme në internet në vitin 2010, kur një foto e një qeni Shiba Inu duke kryqëzuar putrat e tij u mbulua me një tekst komik ‘sans’ – duke përshkruar atë që mund të ishte monologu i brendshëm i kafshës shtëpiake.

Përdoruesit e internetit shpejt filluan t’i referoheshin imazhit si “doge”, dhe madje krijoi një kriptomonedhë të re – “Dogecoin” – në vitin 2013. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori