Ngjyra e urinës mund të jetë një tregues shumë i mirë për problemet shëndetësore
Nëse kur urinoni vëreni ngjyrë të kuqe në tualet, atëherë ndoshta është mirë ta thërrisni doktorin.
Urina me ngjyrë të kuqe mund të jetë shenjë se keni gjak në urinë, ose ndoshta keni infeksion të traktit urinar, probleme me prostatë, sëmundje të veshkave, tumor, apo sëmundje tjera.
Vlen të ceket se nëse së fundmi keni ngrënë boronica apo panxhar, atëherë ngjyra e kuqe në urinë mund të jetë krejtësisht normale.
Ekspertët shëndetësorë bëjnë të ditur se ngjyra e urinës na tregon shumë informacione për shëndetin tonë.
Na tregon, mes tjerash, edhe sa të hidratuar jemi, transmeton Telegrafi.
Më poshtë i keni në detaje informacionet se çfarë tregon për shëndetin tuaj ngjyra e urinës.
Transparente – Jeni shumë të hidratuar
E verdhë e zbehtë – Jeni të shëndetshëm dhe mirë të hidratuar
E verdhë transparente – Kjo ngjyrë është normale
E verdhë e mbylltë – Jeni në rregull për kah shëndeti, por së shpejti do të duhet të konsumoni ujë
Ngjyrë mjalti – Jeni të dehidratuar; pini ujë!
Ngjyrë kafe – Shenjë potenciale e ndonjë sëmundje të mëlçisë apo të dehidratimit të madh. Pini ujë dhe kontaktoni me doktorin nëse urina mbetet në këtë ngjyrë.
E portokalltë – Dehidratim ose problem me mëlçinë. Kontaktoni doktorin.
E kaltër/gjelbër – Me shumë gjasë e shkaktuar nga ngjyra e ushqimit. Mund të jetë edhe efekt i ndonjë ilaçi ose shenjë e ndonjë infeksioni bakterial apo sëmundje të rrallë gjenetike.
E kuqe/rozë – Kjo shfaqet nëse së fundmi keni ngrënë boronica apo panxhar. Nëse nuk keni ngrënë, kontaktojeni menjëherë doktorin sepse mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni, ndonjë problemi me prostatë, etj.
Urina me shkumë – Mund të jetë shenjë e problemeve të veshkave apo proteinës së tepërt. Kontaktojeni doktorin nëse shfaqet rregullisht
Ngjyrat tjera – Mund të shkaktohen nga ushqimet, medikamentet apo ilaçet e ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert