LAJMI I FUNDIT:

Ngjashmëria e madhe me Jackson, fansat kërkojnë nga Sergio Cortes ta bëjë testin e ADN-së për të dëshmuar se nuk është këngëtari

Ngjashmëria e madhe me Jackson, fansat kërkojnë nga Sergio Cortes ta bëjë testin e ADN-së për të dëshmuar se nuk është këngëtari
(Foto: Instagram/sergiocortesparra)

Është rikthyer sërish një tjetër teori konspirative se Michael Jackson ka mashtruar për vdekjen e tij.

Një person që i ngjan shumë mbretit të ndjerë të muzikës pop, i quajtur Sergio Cortes, ka bërë bujë të madhe në internet, aq sa fansat i kanë kërkuar që ta bëjë testin e ADN-së për të dëshmuar se nuk është vet këngëtari.


Personi që ngjan me Michael Jackson jeton në Spanjë
Lexo po ashtu Personi që ngjan me Michael Jackson jeton në Spanjë

Videot e publikuara nga Sergio, i cili pohon se ka lindur në Barcelonë, ka nxitur reagime të shumta të admiruesve të ikonës së ndjerë të muzikës pop, të cilët mendojnë se është vet Jackson.

Sergio Cortes (Foto: Instagram/sergiocortesparra)

Ngjashmëria e Cortes me Michael është shumë e madhe, ndërsa ai e shfrytëzon këtë për realizimin e videove të ndryshme, si edhe interpreton këngët e tij nëpër koncerte në gjithë botën.

Të tjera teori konspirative që pohojnë se Michael Jackson është gjallë dhe se vdekja e tij ka qenë mashtrim
Lexo po ashtu Të tjera teori konspirative që pohojnë se Michael Jackson është gjallë dhe se vdekja e tij ka qenë mashtrim

Më 23 dhjetor të këtij viti, ai do të performojë në Hollywood dhe i ka ftuar fansat e Jackson që të shkojnë atje, porse pas publikimit të videos, fansat kanë kërkuar dëshmi që ai nuk është vet këngëtari i ndjerë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Thayland 23 Dec.😊❤

A post shared by Sergio Cortés (@sergiocortesparra) on Oct 28, 2019 at 12:06pm PDT