LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja motivuese “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” vazhdon në Ferizaj

Ngjarja motivuese “ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” vazhdon në Ferizaj

Ngjarja motivuese që mbledh qindra të rinj “Are You a Champion of Success?”, vazhdon organizimin këtë radhë në qytetin e Ferizajit, me datë 15 Dhjetor 2022.

“Are You a Champion of Success?” është një seri e ngjarjeve e themeluar nga Ardian Hoxha, një sipërmarrës kosovar, me qëllimin që të motivojë të rinjtë që të bëhen ndërmarrës dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të Kosovës.

“Are You a Champion of Success?” ka filluar në vitin 2018, ku shkalla e lartë e papunësisë dhe emigracioni masiv i të rinjve ka nxitur Ardian Hoxhën në krijimin e këtyre ngjarjeve. Ngjarja deri tani ka grumbulluar qindra të rinj, krijues dhe inovatorë në mbarë Kosovën, dhe tani po vazhdon serinë e radhës në Ferizaj. Aktiviteti do të ketë tre bashkëfolës,secili kampion i suksesit në fushën e tij/saj, të shoqëruar nga Adrian Hoxha i cili do të vazhdojë kontributin e tij individual, duke synuar të mbledhë dhe inspirojë qindra të rinj.

Ngjarja e radhës vjen në Ferizaj me datën 15 Dhjetor 2022, nga ora 17:30 – 21:00, në Teatrin Adriana. Rezervimi FALAS është i obligueshëm përmes kësaj vegëze.

Detaje të reja rreth eventit do të shpalosen në vazhdimësi.

Për më shumë informata ndiqni kanalet sociale në:

Facebook: Ardian R Hoxha

Instagram: ardianhoxha

Artikull i sponzorizuar