LAJMI I FUNDIT:

Ngecje në zbatimin e Ligjit për gjelbërim urban në Maqedoni

Ngecje në zbatimin e Ligjit për gjelbërim urban në Maqedoni

Sjellja e rregullores për gjelbërim urban, mbrojtje të gjelbërimit urban në Ligjin e ri për planifikim urbanistik, integrimin e standardeve për gjelbërim urban në rregullore të re për standarde dhe normativa për planifikim urbanistik, përmirësimin e mbikëqyrjes inspektuese ndaj zbatimit të Ligjit për gjelbërim urban dhe përmirësimin e kushteve për kontroll qytetar ndaj zbatimit të ligjit, janë një pjesë e rekomandimeve të cilat dolën nga konferenca e sotme në temën ” Si ta gjelbërojmë urbanizimin?”, në organizim të “Institutit të Gjelbër” nga Shkupi dhe Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë – RDM, me përkrahje të „Bureau de Helling“ nga Holanda.

Natasha Amdiu, kryetare e “Institutit të Gjelbër” informon se qëllimi i ngjarjes së sotme është që t’i dëgjojnë aktorët relevantë për shkallën e zbatimit të Ligjit të sjellë për gjelbërim dhe angazhimet për zbatimin e tij të ardhshëm më efektiv dhe më efikas.


Maja Moraçanin, kryetare e RDM theksoi se edhe pas një viti nga Ligji për gjelbërim urban, të sjellë në vitin 2018, vlerësojnë se nuk është i mjaftueshëm zbatimi i këtij ligji.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska tha se sot do ta shfaqin Rregulloren për gjelbërim urban, të cilin e përgatit dhe së shpejti do ta miratojë MMJPL si rezultat i Ligjit tashmë të sjellë për gjelbërim urban.

Ajo theksoi se risi e kësaj Rregullore, gjithashtu është mënyra se si do të projektohen në të ardhmen objektet ku do të jetë obligim para se të merret leje për ndërtim që të dëshmohet se në nivel të parcelës ndërtimore kemi 20 për qind gjelbërim urban, ndërsa kjo do të vërtetohet me formulë specifike me të cilën, siç tha ajo, do të vërtetojmë se lloji i gjelbërimit që është zbatuar në parcelë me të vërtetë do t’i përmbushë kushtet e nevojshme mikro klimaterike.

Moraçanin tha se problemet më të mëdha gjatë zbatimit të Ligjit janë mos sjellja e akteve nënligjore, por nevojitet punë më intensive e shërbimeve inspektuese në nivel lokal dhe qendror, me qëllim që sigurohen dispozitat e këtij ligji./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori