LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet ndjeshëm industria italiane

Ngadalësohet ndjeshëm industria italiane

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti Italian i Statistikave tregojnë se industria italiane është ngadalësuar edhe më tej gjatë muajit prill.

Kështu, në tërësi ngadalësimi i industrisë gjatë Prillit fiksohet në masën 1%, duke shënuar edhe ngadalësimin e parë që prej fillimit të këtij viti.


Në terma vjetorë ndërkohë, rënia fiksohet në 0.7 për qind edhe indikatori që i referohet porosive rezulton në rënie të ndjeshme, prej 2.4 për qind. Rënia më e madhe vjen nga kërkesa e jashtme, me 2.9 për qind. Mes sektorëve ndërkohë regjistrojnë performancë të mirë, duke u rritur energjia dhe të mallrat e konsumit.

Kështu, muaji prill ka ndërprerë serinë pozitive të rezultateve të këtij viti. Mallrat e konsumit regjistrojnë një rritje të përbashkët prej 0.9 për qind, ndërsa energjia prej 0.2 për qind. Rritjen më të madhe e regjistron sektori i pajisjeve kompjuterike dhe elektronike si dhe ai i industrisë ushqimore.

Të dhënat më të fundit shtojnë alarmin sa i përket sektorit industrial në tërësi në kontinentin e vjetër. Së fundmi, ekonomia gjermane, më e madhja në Evropë është futur në një spirale të rrezikshme, kryesisht si pasojë e industrisë, ndërkohë që e njëjta gjë vlen edhe për Britaninë e Madhe. /Telegrafi/