LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet krijimi i vendeve të punës në SHBA, papunësia vazhdon të mbetet e ulët

Ngadalësohet krijimi i vendeve të punës në SHBA, papunësia vazhdon të mbetet e ulët

Krijimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ngadalësua gjatë muajit të kaluar, por shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet e ulët, pasi ekonomia më e madhe në botë mbeti e qëndrueshme përballë kostove shumë më të larta të huamarrjes.

Reklama

Punëdhënësit shtuan 236 mijë vende pune në mars, tha Departamenti i Punës, më pak se në muajin shkurt, por afër pritjeve.

Aktualisht shkalla e papunësisë në SHBA është 3.5 për qind që është pranë niveleve më të ulëta historike.

Të dhënat po shikohen nga afër, derisa Rezerva Federale (FED) rrit normat e interesit për të stabilizuar çmimet që janë në rritje.

Rritja e normave e bën huamarrjen më të shtrenjtë. Kjo do të thotë që bizneset marrin më pak hua, duke i bërë më pak gjasa të krijojnë vende pune apo edhe të bëjnë shkurtime të vendeve të punës.

Analistët thanë se raporti i fundit nga Departamenti i Punës sugjeron se kushtet mund të kenë filluar të ndryshojnë, duke vënë në dukje rënien e hapjeve të vendeve të punës në sektorët e ndërtimit, prodhimit dhe shitjes me pakicë.

Kompanitë e mëdha duke përfshirë Accenture, gjigantin e argëtimit Disney dhe zinxhirin e ushqimit të shpejtë McDonalds javëve të fundit kanë njoftuar për shkurtime të vendeve të punës.

Por baret, restorantet, shkollat dhe spitalet kanë vazhduar të shtojnë punëtorë, duke rritur shpresat se ekonomia do të rikuperohet dhe inflacioni do të ulët.

Inflacioni në SHBA arriti në 6 për qind në muajin shkurt.

Rezerva Federale, së bashku me shumë banka të tjera qendrore në mbarë botën, ka ngritur normat e interesit për të ulur normën e rritjes së çmimeve.

Që nga marsi i vitit të kaluar, FED ka rritur normat e interesit nëntë herë, përfshirë muajin e kaluar kur sektori bankar amerikan u godit nga dy vështirësitë më të mëdha që nga kriza financiare botërore e 2008-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall përgatitet për hapjen e Zara, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius

Prishtina Mall
Nëse po kërkoni ujë të shëndetshëm - provojeni ujin Alkaline

Nëse po kërkoni ujë të shëndetshëm - provojeni ujin Alkaline

Active+ Alkaline Water
Inspirim nga Italia - dyer dhe dritare cilësore nga Kontura Profiles

Inspirim nga Italia - dyer dhe dritare cilësore nga Kontura Profiles

Kontura Profiles
Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Suksesi i jashtëzakonshëm i rTrust - mbi 4000 nënshkrime elektronike në më pak se një muaj

Ekonomi
Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Një shëtitje virtuale në VitaLand - vendi ku aventurat nuk kanë kufij

Vitaland
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro, për kokë banori është mbi 5 mijë euro

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Kosovës arrin në rreth 9 miliardë euro, për kokë banori është mbi 5 mijë euro

Ekonomi
Kalo në kategori