LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet konsumi në Britani

Ngadalësohet konsumi në Britani
-->

Konsumatorët britanikë kanë ngadalësuar shpenzimet e tyre në një kohë të rritjes së çmimeve, ndërkohë që shitjet me pakicë kanë patur rritje modeste. Shitjet me pakicë u rritën me 0.1 për qind në janar, poshtë projeksioneve të analistëve për një rritje me 0.5 për qind dhe në nivelin më të ulët për këtë muaj në 4 vite, sipas zyrës së statistikave në Londër.

Konsumatorët britanikë po pësojnë një rimëkëmbje të ngadaltë në një kohë të rënies së të ardhurave reale pas referendumit të vitit 2016 që solli rënien e funtes dhe rritjen e ndjeshme të nivelit të çmimeve.

Banka e Anglisë ka bërë të ditur se rritja e pagave do të marrë vrull këtë vit, megjithatë ka deklaruar gjithashtu se do të duhet të vazhdojë më shpejtë ciklin tkurrës për të mbajtur çmimet nën kontroll.

Zyra e Statistikave deklaroi se perspektiva afatgjatë për shitjet me pakicë, që janë tregues për konsumin, është negative. /Telegrafi/