LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet ekonomia gjermane në tremujorin e dytë

Ngadalësohet ekonomia gjermane në tremujorin e dytë

Ekonomia gjermane u ngadalësua gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, pasi një performancë e fortë në eksporte dështoi në mënjanimin e humbjeve nga investimet e pakta dhe dobësimi i sektorit të ndërtimit.

”Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë u rrit vetëm 0,4 për qind gjatë muajve, prill-maj-qershor, ndërkohë që gjatë tremujorit të parë të vitit, janar-shkurt-mars, rritje e PBB-së ishte 0,7 për qind”, deklaroi sot zyra gjermane e statistikave.


Sidoqoftë, analistët ekonomikë kishin parashikuar një rritje vetëm 0,2 për qind gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. /Telegrafi/