LAJMI I FUNDIT:

Ngacmoi një femër për shkak të një borxhi, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Ngacmoi një femër për shkak të një borxhi, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti kishte ngacmuar një femër për shkak të një borxhi.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.


“Më 07.02.2022 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ngacmuar viktimën femër kosovare lidhur me një borxh. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/