LAJMI I FUNDIT:

Nga zhdukja e aeroplanit me 62 pasagjerë e deri tek gjetja e copave të fluturakes në det – gjithçka që dihet deri më tani për Boeing 737-500 në Indonezi

Nga zhdukja e aeroplanit me 62 pasagjerë e deri tek gjetja e copave të fluturakes në det – gjithçka që dihet deri më tani për Boeing 737-500 në Indonezi

Aeroplani i tipit Boeing 737-500 me mbi 60 pasagjerë është zhdukur nga radari, disa minuta pasi ishte ngjitur në ajër nga Xhakarta.

Në anën tjetër copëzat e fluturakes janë gjetur në det dhe besohet se janë pikërisht copat e aeroplanit që fillimisht është raportuar si i zhdukur, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale raportojnë se lajmi për rrëzimin e aeroplanit është konfirmuar rreth orës 14:30 sipas kohë lokale, e deri më tani autoritetet kompetente po mbledhin informacione për të mbijetuarit e mundshëm.

Familjarët dhe miqtë e pasagjerëve të aeroplanit komercial me linjë fluturimi SJY182, janë në lot duke pritur në aeroportin Supadio në Borneu – me shpresën se do të marrin ndonjë lajm të mirë për më të dashurit e tyre.

E marina e Indonezisë ka konfirmuar koordinatat e vendit të rrëzimit të aeroplanit të aviokompanisë Sriwijaya Air dhe ka dërguar anijet në këtë lokacion, ka bërë të ditur një zyrtar i marinës, i identifikuar si Abdul Rasid.

“Kordinatat janë zbuluar dhe shpërndarë të gjitha anijeve që operojnë në atë rajon”, ka shtuar Rasid.

Ndërkaq policia indoneziane dhe ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar shpejtë vendin që besohet se është rrëzuar aeroplani komercial.

Ministri i Transportit ka konfirmuar se në aeroplan ishin 62 pasagjerë. Ai është rrëzuar nga 3048 metra lartësi dhe atë brenda katër minutave pasi është ngritur në ajër.

Fjala është për një fluturake të vjetër mbi 27 vite – Boeing 737-500, kurse organet kompetente nuk kanë dhënë informacione shtesë lidhur me këtë aksident.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotografi ku shihen copëzat e aeroplanit të gjetura në oqean. Ato janë transmetuar edhe nga televizionet lokale, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori