Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj tha të enjten në një konferencë për arsim se, arsimi i mesëm që nga viti i ardhshëm do të jetë i obliguar për të gjithë nxënësit në Kosovë dhe se për të arritur këtë objektiv MASHT këtë vit do të fillojë me ndërtimin e 30 shkollave të mesme.

“Në vitin 2010 arsimi i mesëm në Republikën e Kosovë do të shndërrohet në arsim obligativ. Gjatë këtij viti fillojmë ndërtimin e 30 shkollave të mesme në tërë territorin e vendit me të vetmen arsye që ta jetësojmë qasjen e arsimit obligativ në territorin e Republikës së Kosovës", tha Hoxhaj.

Hoxhaj tha se shumë nxënës e kanë braktisë mësimin edhe për shkak të mungesës së hapësirës shkollore duke theksuar se nuk mund të flitet për një sistem arsimor i cili përfshinë të gjithë nëse mësimi zhvillohet në tri ndërrime. /RTK/Telegrafi/