LAJMI I FUNDIT:

Nga Trump, Katalonia e deri te klima, 11 momentet kyçe të 2017-së

Nga Trump, Katalonia e deri te klima, 11 momentet kyçe të 2017-së

Nga emërimi zyrtar i Donald Trump tek katastrofat klimatike duke vijuar me krizën katalanase apo lëshimet e raketave koreano-veriore, ja një rikujtesë e momenteve kyçe të globit që shënuan vitin 2017:

Viti Trump


Më 20 janar, miliarderi republikan Donald Trump, 70 vjeç, zgjidhet president i SHBA-së me sloganin “Amerika e para”, por dyshimet e marrëveshjeve të fshehta me Rusinë ”helmojnë” fillimin e mandatit.

Me disa postime çdo mëngjes në Twitter, ai zotohet të çbëjë bilancin e paraardhësit të tij demokrat, Barack Obama duke pezulluar apo kërcënuar me ndërprerjen e disa marrëveshjeve ndërkombëtare (tregtinë e lirë, klimën, imigracionin, shëndetësinë, UNESCO-n).  Më 6 dhjetor ai pranoi Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit, duke nxitur një valë tensionesh në mbarë botën.

Fillimi i Brexit

Më 29 mars, Londra nisi procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian, nëntë muaj pas një referendumi që krijoi ndasi në vend.

Më 8 qershor, kryeministrja konservatore Theresa May, me shpresën për të forcuar positën e saj në Parlament, thërret zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por shumica e saj në fakt doli më e dobësuar. Pas muaj diskutimesh, më 8 dhjetor, Brukseli dhe Londra bien dakort për kushtet e divorcit të tyre, duke i hapur rrugën bisedimeve tregtare.

Tërmet politik në Francë

Më 7 maj, centristi proevropian Emmanuel Macron, 39 vjeç, fiton gjerësisht presidencialet përballë kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Në krye të lëvizjes “Në Lëvizje”, e krijuar një vit më pare, ai mënjanon për herë të parë nga Elizeja dy partitë e mëdha të qeverisë, partinë socialiste dhe republikanët.

Lindja e Mesme e tensionuar

Më 5 qershor, Riadi dhe aleatët e tij ndërpresin marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve islamike radikale dhe për faktin e të qënit shumë pranë Iranit shiit, rivali i madh rajonal i Arabisë Saudite sunite.

Në nëntor, dorëheqja e (tërhequr më pas) e kryeministrit libanez, Saad Hariri i cili që nga Riadi akuzoi Iranin për ndërhyrje, rrit tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit. Riadi shprehet gjithashtu se pas rebelimit të Houthis në Jemen fshihet dora e Teheranit, një fakt i përgënjeshtruar nga ky i fundit.

Venezuela në rënie ekonomike

Më 30 korrik, një Asamble Kushtetuese e pajisur me pushtet të pakufizuar dhe e bojkotuar nga opozita u zgjodh pas katër muaj manifestimesh të dhunshme. Ky institucion shkarkon nga funksionet prokuroren e përgjithshme, Luisa Ortega, kundërshtare e ashpër e presidentit Nicolas Maduro, më pas i cakton vetes  kompetencat e Parlamentit.

Vendi, i shkatërruar nga zhvlerësimi i çmimit të naftës konsiderohet si një kolaps i pjesshëm i pagesave.

Pheniani në përshkallëzim tensionesh

Më 3 shtator, Koreja e Veriut që ka shtuar ndjeshëm lëshimet e raketave, ndërmori testin e gjashtë bërthamor më i fuqishmi deri më tani.

Në fund të nëntorit, lideri Kim Jong-Un deklaroi se vendi i tij është bërë një shtet bërthamor pasi testoi me sukses një lloj të ri rakete e aftë për të goditur cilindo shtet në SHBA. Donald Trump kërcënoi se do të shkatërronte plotësisht Korenë e Veriut në rast sulmi.

Rohingias: Spastrim etnik

Pas sulmeve në fund të muajit gusht kundër postave të policisë birmane, ushtria u kundërpërgjigj me sulme ajrore ndaj fshatrave rahingias. Më shumë se 640 000 anëtarë të këtij minoriteti mysliman të Birmanisë janë larguar prej kësaj periudhe në Bangladesh.

OKB-ja dënoncon ngjarjen si “spastrimin etinik”. Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut citon elementë të gjenocidit.

Katalonja nën kujdestari

Më 1 tetor organizohet një referendum për pavarësinë në Katalonjë pavarësisht ndalimit nga gjykata spanjolle.

Më 27, parlamenti katalanas shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë, Madridi pezullon autonominë e rajonit, duke shkarkuar qeverinë rajonale dhe shpërbërë parlamentin për organizimin e zgjedhjeve të reja rajonale.

Presidenti i shkarkuar katalanas, Carles Puigdemont strehohet në Bruksel për t’i shpëtuar ndjekjes penale.

Weinstein valë tronditëse

Më 5 tetor, producenti i plotfuqishëm i Hollivudit, Harvey Weinstein është i akuzuar për abuzim seksual nga disa gra.

Në vorbullën e skandalit, akuzat për abuzim seksual, ngacmim apo përdhunim janë rritur ndjeshëm në vende të shumta, duke përfshirë përveç kinemasë fusha si media dhe politika.

 Zimbabve dhe rrëzimi i Mugabes

Më 21 nëntor, Robert Mugabe, 93 vjeç jep dorëheqjen pas 37 vite të sundimit të tij, i rrëzuar nga pushteti nga ushtarkët e partisë së tij. Ai u shty drejt largimit pas përdorimit të forcës së ushtrisë e shkaktuar nga shkarkimi i zëvendës-presidentit të tij, Emmerson Mnangagwa. Ky i fundit e pasoi atë në marrjen e pushtetit.

ISIS-I në disfatë, por jo i çrrënjosur përfundimisht

Në Irak, më 9 dhjetor, Bagdadi njoftoi fitoren ndaj grupit të Shtetit Islamik (ISIS), por sipas ushtarakëve, organizata xhihadiste vijon të jetë ende një kërcënim për këtë shtet.

Në Siri, nëse ISIS-i humbi gjithashtu pjesën më të madhe të territorit të pushtuar, ai u rishfaq në fillim të dhjetorit në provincen e Idlebit.

Përveç këtyre dy shteteve, vende të shumta nga Egjipti deri në Britani të Madhe u goditën sërish këtë vit nga sulme të përgjakshme të ISIS-it.

Klima: Sinjale alarmante

Dy vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit për të luftuar kundër ngrohjes së planetit, 2017 u shënua nga njoftimi, më 1 qershor, i tërheqjes amerikane nga ky traktat. Globi përjetoi një seri katastrofash klimatike si uraganë dhe zjarre dhe ky vit pritet të llogaritet në mesin e tri viteve më të nxehta të regjistruara më parë. /ata/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori