LAJMI I FUNDIT:

Nga të nxehtit do të vuajnë gjithnjë e më shumë njerëz

Nga të nxehtit do të vuajnë gjithnjë e më shumë njerëz
Foto: Ilustrim

Nga të gjitha fatkeqësitë natyrore, nxehtësia është vrasësi numër 1, tregojnë studimet. Dhe ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten për shkak të krizës klimatike, shkencëtarët presin që ajo të sëmurë edhe më shumë njerëz.

Valët e të nxehtit tashmë po ndodhin gjithnjë e më shpesh. Në vitet e gjashtëdhjeta, amerikanët panë rreth dy valë të nxehti në vit dhe deri në vitet 2010, kishte gjashtë në vit, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA .


Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë janë shkaku kryesor i vdekjes në mesin e atletëve sipas Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Por, kjo mund të jetë problem për këdo që kryen aktivitete në pikun e të nxehtit.

(Foto: Treehugger)

Shërbimi Kombëtar i Motit në Amerikë ka publikua disa këshilla për të përballuar nxehtësinë e tepërt këtë javë. Mjekët kanë inkurajuar njerëzit të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur. Të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga sëmundjet e lidhura me nxehtësinë, sipas CDC.

Si të qëndroni të hidratuar në ditët e nxehta
Lexo po ashtu Si të qëndroni të hidratuar në ditët e nxehta

Dy nga gjendjet më të zakonshme të lidhura me nxehtësinë janë goditja nga i nxehti dhe lodhja, transmeton Top Channel.

Nëse një njeri goditet nga i nxehti , trupi nuk mund të ftohet. Temperatura e tij rritet shpejt dhe mekanizmi natyror i ftohjes – djersa – dështon. Temperatura e një personi mund të rritet në 106 gradë ose më lart brenda vetëm 10 ose 15 minutave. Kjo mund të çojë deri në vdekje.

Lodhja nga nxehtësia ndodh kur trupi humbet shumë ujë ose kripë për shkak të djersitjes së tepërt. Kjo mund të vijë me simptoma si, marramendje, nervozizëm, etje, dhimbje koke dhe temperaturë të lartë të trupit. Në të dyja kushtet, ndihma urgjente nevojitet shpejt.

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

“Më mirë të vdes nga pasioni sesa nga mërzia” – Thënie të bukura nga Van Gogh

Këshilla Lifestyle
Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai

Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori