LAJMI I FUNDIT:

Nga sot nis ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente

Nga sot nis ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se nga e hëna do të nisë ekzekutimi i mjeteve të parapara me Pakon Emergjente, për muajt të cilët nuk janë paguar.

Bajrami në një postim në rrjetin social Facebook kishte bërë të ditur se do të ekzekutohen të gjitha mjetet, teksa kërkoi falje që ka pasur vonesa pasi siç tha ajo ka qenë e pamundur të kryhen pagesat pa rishikim të buxhetit.

Postimi i plotë i ministres:


Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.

Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti.

Falënderoj stafin e Ministrisë së Financave, të cilët po punojnë pa orar dhe kanë punuar gjithë kohën e pandemisë duke vënë edhe shëndetin në rrezik. Disa punëtorë të Ministrisë kanë rezultuar pozitiv me virus dhe ju urojmë shërim të shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori