LAJMI I FUNDIT:

Nga sot, femrave në Arabinë Saudite u lejohet të vozitin dhe të pajisen me patentë shoferë

Nga sot, femrave në Arabinë Saudite u lejohet të vozitin dhe të pajisen me patentë shoferë

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman ka urdhëruar që nga sot femrat të gëzojnë të drejtën të vozitin veturë, dhe të pajisen me patentë shoferë sikurse meshkujt, raporton BBC.

Mbreti saudit përmes një dekreti, lejon femrat të vozisin veturat dhe të kenë patentë shoferë, edhe pse ky vend ishte vetmi në botë që ua ndalonte femrave të jenë pranë timonit, transmeton Telegrafi.


Grupet e aktivistëve të drejtave të njeriut për vite me radhë kanë zhvilluar kampanja, përmes të cilave kërkonin që femrave në Arabinë Saudite t’ju lejohet të vozitin veturë.

Vite më parë shumë femra në këtë vend janë arrestuar e madje dënuar rëndë, vetëm pse janë zënë duke qëndruar para timonit. /Telegrafi/