LAJMI I FUNDIT:

Nga shtrati i lumit u nxorën armë, vetura dhe vepra arti (Foto)

Nga shtrati i lumit u nxorën armë, vetura dhe vepra arti (Foto)

Gjësende që i përkasin kohërave të ndryshme, janë nxjerrë nga shtrati i lumit Detroit, i cili kalon nëpër qytetin me të njëjtin emër që ndodhet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të dukshmërisë së dobët, vetëm zhytësit kanë mundur t’i shohnin deri më tani këto artefakte, që nuk dihet se si kanë përfunduar në tabanin që është relativisht i thellë, transmeton Telegrafi.


Në ekspedita të ndryshme, nga lumi janë nxjerrë qindra armë zjarri kryesisht nga shekulli 20-të, si dhe gjashtë topa që besohet se janë punuar rreth vitit 1700.

Derisa veturat që janë nxjerrë janë shumë të dëmtuara, një Jeep Cherokee dhe një DoLoren i vitit 1980 kanë mbetur në gjendje më të mirë. Me lehtësi është nxjerrë një statujë, mirëpo spiranca e rëndë afro tre ton ka qenë shumë vështirë të largohet prej aty.

Në fotografitë e postuara më poshtë, mund të shihni disa nga gjërat që janë gjetur në këtë lumë që shtrihet nga ShBA-të deri në Kanada, ndërsa fshehë në shtatin e tij edhe shumë gjëra të pazbuluara. /Telegrafi/