LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se Raporti i Progresit për Kosovën tregoi shumë ngecje e përparime të limituara

Nga shoqëria civile thonë se Raporti i Progresit për Kosovën tregoi shumë ngecje e përparime të limituara

Njohës të fushave të politikës, drejtësisë e ekonomisë, shohin shumë defekte që ka nxjerr në pah, Raporti i Progresit, për vendin tonë.

Sipas Raportit të Progresit për vitin 2020, rezultatet tregojnë se Kosova nuk po qëndron mirë në fushën e ligjit, zhvillimit ekonomik dhe reformave në arsim.  Sipas analistes politike Donika Emini, kësaj radhe BE ka qenë edhe më eksplicite në raportin për Kosovën.


“Për herë të parë BE-ja ka qenë shumë eksplicite në raport me Kosovën, ku thotë qartazi se reformat për integrim në BE janë ndaluar apo pezulluar kryesisht për shkak të problemeve politike…Kosova nuk ka shënuar progres. Edhe nëse ka shënuar, ato progrese i ka të limituara apo në fazat e hershme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Donika Emini.

E Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Kosova vetëm ka bërë regres në sundimin e ligjit, përcjell Telegrafi.

“Kosova vit pas viti në vend se të shënoj progres, ka shënuar regres. Nëse e shohin Raportin e Progresit për sistemin e Drejtësisë për vitin 2020, edhe pse askund nuk përmendet se Kosova është shtet i kapur, konkludimet dhe të gjeturat e këtij raporti të lënë të nënkuptosh se tashmë Kosova ka rrëshqitur në një drejtim tjetër, ku sistemi i drejtësisë është i politizuar”, deklaroi Ehat Miftaraj.

Ndërsa për ekspertin e ekonomisë Safet Gërxhaliu, Kosova është bërë një vrimë e zezë në Ballkanin Perëndimorë.

“Derisa në Kosovë luftohet për pushtet e jo shtet, derisa shumë më tepër flitet për qytetarët se që bëhet, e kjo vërtetohet edhe me atë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk arriti të kalojë pas gjashtë tentativave e që është mjerimi më i madh që mund t’i ndodh Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Safet Gërxhaliu.

Ndër të tjera Kosova ka bërë progres të kufizuar edhe në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim-Asocimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori