LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se puna e Qeverisë vazhdon normalisht deri në publikimin e aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja

Nga shoqëria civile thonë se puna e Qeverisë vazhdon normalisht deri në publikimin e aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja

Me vendim të Gjykatës Kushtetuese të publikuar me 21 dhjetor vendi shkon në zgjedhje. Mirëpo ekspertët thonë se deri në publikimin e aktgjykimit të plotë, puna e qeverisë vepron normalisht.

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se pa u publikuar vendimi i plotë i Kushtetueses, puna e qeverisë vazhdon normalisht.


“Deri më teni ka vetëm një njoftim për përmbajtjen e aktgjykimit, por që aktgjykimi i plotë ende nuk është publikuar nga Gjykata Kushtetuese. Pa u publikuar i njëjti edhe në gazetën zyrtare nuk ka efekt në atë se çfarë prodhon. Kështu që në këtë drejtim nuk ka asnjë kufizim ligjor…Në aspektin politik mendoj se më mirë është të ketë buxhet se sa të mos ketë buxhet fare, pavarësisht kritikave që mund të ketë ndaj atij buxheti, prandaj si i tillë buxheti duhet të jetë produkte që vjen nga kompromisi i forcave politike në Kuvend”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Albert Krasniqi.

Edhe Ylli Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se në aspektin ligjor nuk ka problem në këtë drejtim.

“Kemi dy situata në këtë kontest. Kemi situatën politike dhe morale dhe në atë ligjore. Në aspektin politik dhe moral nuk është mirë që të çohen përpara proceset e filluara pasim kemi një vendim të Kushtetueses, por në aspektin juridik nuk kemi asnjë pengesë, sidomos në aspektin e Ligjit për buxhetin që është ndër ligjet esenciale për sigurinë financiare të shtetit”, deklaroi Ylli Zekaj.

Kushtetuesja me 21 dhjetor publikoi Aktgjykimin për rastin e validitetit të votës së deputetit Etem Arifi, pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori